Luka Modric zbulon si u çbllokua mbrojtja e Juves në finale

22:52 | 6 Qershor 2017
Arbresh Info

Luka Modric vërtetoi klasin e tij pas një tjetër performance të shkëlqyer në finalen e UEFA Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së shtunës.

Pas fitores 4 me 1 të Real Madridit ndaj Juventusit, mesfushori kroat ka zbuluar se si skuadra e tij çbllokoi mbrojtjen më të mirë në botë që Juventusi posedon, transmeton portali arbresh.info.

Madric, i cili ishte intervistuar nga ‘HTV dhe Sportske Novosti’ menjëherë pas finales, ka shpjeguar se si Real Madridi ishte në gjendje të tejkaloj mbrojtjen më të mirë në botën e futbollit.

“Mbrojtja e Juventusit është e mrekullueshme kur bëhet fjalë për krosime, por jo edhe në pasimet e ulëta. Kjo është ajo se në çfarë ne kemi punuar dhe se si shënuam tri golat tona në finale. Urime trajnerit për këtë detaj, i cili ishte çelësi i finales”, zbuloi Modric.

Duke pasur në mendje që Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar nuk kanë arritur të gjejnë një mënyrë për të tejkaluar mbrojtjen e Juventusit brenda 180 minutave në ndeshjet çerekfinale, zbulimi i strategjisë nga Modric duket një mënyrë më e lehtë seç është menduar.

Sidoqoftë, kush mund ta ndal tani skuadrën e Zinedine Zidanes? A mund të fitojnë për të tretën herë Ligën e Kampionëve?

Këtë mund ta shprehni në pjesën e komenteve më poshtë ose në Facebook./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BU-HCaalvl1/

Të ngjashme