Google ADS

Pacolli: Nuk jam penduar për koalicionin me LDK-në

21:51 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, njëherësh kandidat për deputet, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nuk është penduar që ka lidhur koalicion me LDK-në dhe Alternativen.

Pacolli ka thënë se është në një koalicion me njerëz të mirë, punëtor dhe të ri.
“Nuk jam penduar për koalicion, përkundrazi cdo ditë e më shumë po bindëm. Ky koalicion më bënë shpirtnisht të jem në rregull, për shkak se punojë me njerëz të mirë, punëtor dhe të ri. Kjo më bënë të lumtur dhe të punojë edhe më shumë”, tha Pacolli, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, në një retrospektivë, ai ka folur edhe për koalicionin e atëheshme me PDK-në, përkatsisht ish kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin.

Pacolli ka thënë se shpirtnisht ka qenë keq për shkak të klimës së keqe dhe ambientit jo të mirë ne Qeveri. Mirëpo, thotë se e ka bërë për hir të interesit të vendit dhe jo interesave personale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme