Një pastrues në Bogota, i quajtur Jose Alberto Gutierrez, është kthyer në sensacion pasi duke mbledhur librat e hedhur poshtë, ai ka formuar biblotekën e tij.
Libri i parë që ai kishte gjetur ishte romani klasik “Anna Karenina” dhe që nga ai moment ai vendosi ta mbajë atë, transmeton portali arbresh.info
Kjo kishte ndodhur para 20 vitesh dhe që nga ajo kohë Gutierrez nuk ka lënë asnjë libër të hedhur poshtë pa e marrë.
Në këtë formë ai ka grumbulluar rreth 25 mijë libra dhe tashmë ka biblotekën e tij.
Për jetën e tij ai ka thënë se është rritur në një lagje të varfër, të prekur fort nga varfëria dhe gjetjen e librave ai quan simbol të shpresës, simbol të paqes./Arbresh.info
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri