Ju mund të mendoni se e dashuroni dikë shumë, por a e dini dallimin mes të qenit në dashuri dhe epshit?
Gary Amers, ekspert i lidhjeve, ka treguar shenjat të cilat tregojnë se jeni vërtet të dashuruar – dhe pesë shenjat të cilat dëshmojnë se është vetëm epsh, transmeton Telegrafi.
Ai thotë se paramendimi i së ardhmes së bashku dhe ndjenja e sigurisë kur jeni pranë njëri-tjetrit janë indikatorë të fuqishëm se jeni në dashuri.
Këto shenja tregojnë se me të vërtetë është dashuri:
– Disponimi ju rregullohet çdo herë që mendoni për të, si dhe prezenca e personit krijon një ‘shpërthim’ të menjëhershëm të adrenalinës.
– Ndjeheni i/e sëmurë në stomak, pasi që rënia në dashuri mund t’ju bëjë të ndjeheni jashtë kontrollit dhe kësisoj funksioni i stomakut çrregullohet.
– Ndjeheni sikurse e njihni këtë person për një kohë të gjatë.
– Fantazoni për të ardhmen e përbashkët
– Ndjeheni të sigurt pranë njëri-tjetrit
Ndërsa këto shenja tregojnë se është vetëm epsh:
– Nuk ka shumë reciprocitet mes juve: Ose njëri jep shumë dhe nuk merr asgjë, ose anasjelltas.
– Nuk dëshironi t’i njoftoni me miqtë tuaj
– Nuk bëni plane për asgjë, sepse epshi është ndjenjë e spontanitetit dhe aventurës – prandaj ka pak hapësirë për planifikime.
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...