Google ADS

Haliti: PDK-AAK-Nisma do ta formojnë qeverinë bashkë me pakicat

21:06 | 6 Qershor 2017
M. A.

Në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit të gjitha partitë politike të vendit janë mobilizuar në mënyrë që të jenë sa më pranë fitores. Fushatat e tyre nuk kanë të ndalur, e sigurisht që edhe premtimet janë të shumta në numër.

Ndërkohë qe thuajse çdo ditë publikohen sondazhe nga organizata të ndryshme për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

Xhavit Haliti anëtar i Kryesisë se PDK-së DHE kandidat për deputet nga kjo parti, u shpreh i sigurt në fitoren e koalicionit PDK-AAK-NISMA në zgjedhjet e 11 qershorit.

Haliti tha se tashmë edhe sondazhet e kanë nxjerrur fitues koalicionin në të cilin ai bënë pjesë.

Ndonëse nuk përmendi shifra të sakta, se sa janë mundësitë që të fitojnë, ai tha se përqindja do të jetë e lartë.

“Fitues të këtyre zgjedhjeve sigurisht që e shohim koalicionin PDK-AAK-NISMA, por për përqindje nuk mund të flas. Për përqindje më saktë flasin sondazhet e kryera nga organizata të ndryshme, të cilët na nxjerrin fitues bindshëm”, tha Haliti për ‘Indeksonline’.

Sipas Halitit, ndonëse si koalicion po përpiqen që të bëjnë një fushatë sa më të mirë, përsëri gjithmonë ka vend për kritika. Ai tha se e rëndësishme në këtë rast është se po respektohet rendi i partive politike në vend dhe që nuk ka probleme të theksuara.

E, sa i përket formimit të qeverisë së ardhshme, Haliti edhe njëherë u shpreh i bindur se qeveria do të udhëhiqet nga koalicioni i madh. Ndërsa, beson se nuk do të ketë nevojë për ndonjë parti tjetër shqiptare, pasiqë pakicat do të jenë të mjaftueshme.

Salihu takon mësimdhënësit e Skenderajt: Fillimi i Ri do ta ngritë cilësinë në arsim

“Besojmë se qeverinë e ardhshme do e formojmë ne si koalicion PDK-AAK-NISMA së bashku me pakicat, gjë e cila është obligim kushtetues, ndërkaq besojmë se nuk do të kemi nevojë për ndonjë parti tjetër”, tha Haliti.

Ndërkaq, i pyetur se cilën prej partive e sheh në vend të dytë, Haliti nuk pati ndonjë ide, pasi që si koalicioni LDK-AKR ashtu edhe Vetëvendosja qëndrojnë afër njëra tjetrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme