Zyrtare: AC Milan nënshkruan me mbrojtësin Ricardo Rodriguez

21:02 | 6 Qershor 2017
Arbresh Info

AC Milan ka konfirmuar se mbrojtësi qendror i Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez, do të arrijë në San Siro në një të ardhme të afërt.

Agjenti i reprezentuesit të Zvicrës ka konfirmuar javën e kaluar se ishte në bisedime me gjigantin italian, por klubi tani ia dhënë edhe më shumë zjarr kësaj me një mesazh të fshehtë në rrjete sociale, transmeton portali arbresh.info.

Me mbishkrimin “së shpejti”, video e postuar në rrjetin social Twitter nga AC Milani zbulon ngjyrat e Ricardo Rodriguezit në Wolfsburg para se prapavija të ndryshojë në kuq dhe zi, ngjyra të Milanit.

Rodriguez do të bëhet lojtari i parë i “Rossonerëve” i transferuar për këtë verë./arbresh.info

https://twitter.com/acmilan/status/872140064343588864

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme