Man City i bashkohet Chelseat në garën për Alex Sandron

20:42 | 6 Qershor 2017
Arbresh Info

Manchester City i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro.

Sipas raporteve në Itali, ylli brazilian do të jetë subjekt i një oferte brenda ditëve të ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

‘Premium Sport’ pretendon se Pep Guardiola është i vendosur për të transferuar 26-vjeçarin menjëherë.

Antonio Conte i Chelseat ka qenë gjithashtu duke kërkuar transferimin e yllit, por duket që kampioni anglez është mposhtur nga rivali i tyre në Premierë Ligë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme