Google ADS

Kriza e Katarit, Erdogan bisedon me krerët arabë dhe Putinin

20:08 | 6 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Në atë që shihet si përpjekje për të dalë si një orë me zile në Lindjen e Mesme, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar biseda telefonike me disa nga krerët e Arabisë Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin.

Këto vende kanë ndërprerë lidhjen me Katarin duke e cituar si ‘burim të terrorizmit’, transmeton portali arbresh.info

Fuqitë e mëdha të botës arabe kanë njoftuar se do të ndërprejnë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, pasi dyshohet se Katari po mbështet ekstremizmin në rajon.

Erdogan në bisedimet me kretët e vendeve arabe ka kërkuar që konfikltet të zgjidhen përmes dialogut, ndërsa ka premtuar se do të bëjë më shumë kontakte me udhëheqësit rajonal si pjesë e misionit të tij.

Presidenti i Turqisë gjithashtu ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me homologun rus, Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar rreth Katarit dhe stabilitetit në Gjirin Persik./Arbresh.info

Të ngjashme