AKR prezanton kandidatët për deputet të Kosovës në Kolovicë

19:28 | 6 Qershor 2017
M. A.

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot një tubim me kandidatët për deputet në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Para të pranishmëve, Korab Sejdiu ka prezantuar kandidatët për deputete të AKR-së.

Sejdiu ka thënë se me 11 qershor do të fillojë etapa e tretë e çlirimit modern me njerëz si Avdullah Hoti.

“Me 11 qershor do të filloj etapa e tret etapa e çlirimit modern ku njerëz si Avdullah hoti, si presidenti ynë Behgjet Pacolli, e koleget tjerë do të fillojnë këtë betejën moderne për ta bërë Kosovën ashtu siç na la amanet Ibrahim Rugova, Adem Jashari e shumë të tjerë”, tha Korab Sejdiu.

I k thënë se mburret që është pjesë e asaj liste.

“Unë mburrna qe jam në mesin e kësaj liste, e ju keni me u mburr me veprimet e tyre nëse ja jepni mundësinë këtyre njerëzve me qenë zëri juaj”.

Të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar për pjesëmarrje edhe kandidati tjetër i AKR-së, Islam Pacolli./Arbresh.info

18949077_894712260669351_2121055199_o 19024388_894712530669324_1671057186_o screenshot_3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme