Google ADS

Gianluigi Donnarumma në Real Madrid apo Man Utd?

18:34 | 6 Qershor 2017
Arbresh Info

Milan është i përgatitur për të shitur portierin Gianluigi Donnarumma më parë te Real Madridi sesa për të lejuar Mino Raiolan të sjell atë në Manchester United.

Situata është gjithnjë e tensionuar, pasi kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2018 dhe rinovimi i kontratës për 4 milionë euro në vit nuk është aprovuar ende, transmeton portali arbresh.info.

Burime të ndryshme thonë se agjenti Mino Raiola, i cili është gjithashtu përfaqësues i Paul Pogbas dhe Zlatan Ibrahimoviqit, është duke përgatitur transferim e tij në Manchester United.

Sidoqoftë, ka edhe raporte që drejtorët e Milanit janë në bisedime me super agjentin Jorge Mendes dhe Real Madridin për të prishur të paktën planet e Raiolas.

Bazuar në ‘Mediaset Premium’, është Raiola ai që ka kërkuar për më shumë kohë për të kuptuar nëse Real Madridi është në të vërtetë i interesuar./arbresh.info

Të ngjashme