Google ADS

Zyrtare: Verratti jashtë skuadrës së Italisë

18:05 | 6 Qershor 2017
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Italisë është nisur për në Nice për të zhvilluar miqësoren ndaj Uruguait, por është konfirmuar tani që Marco Verratti nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Mesfushori i Paris Saint Germain pësoi dje një lëndim ijë dhe është raportuar madje se do të dërgohet në shtëpi si një masë paraprake, transmeton portali arbresh.info.

“Giampiero Ventura do të jetë mungesë të Marco Verratit”, ka njoftuar këtë pasdite Federata e Futbollit të Italisë

“Ai është larguar nga kampi i stërvitjeve këtë mëngjes për shkak të një problemi me muskulin e këmbës së djathtë”

Përveç kësaj, skuadra e plotë në dispozicion e Italisë për ndeshjen miqësore është konfirmuar gjithashtu./arbresh.info

Skuadra e plotë e Italisë për ndeshjen ndaj Uruguait:

Portier: 1 Gianluigi Buffon [Juventus], 12 Gianluigi Donnarumma [Milan], 24 Simone Scuffet [Udinese]

Mbrojtës: 13 Davide Astori [Fiorentina], 15 Andrea Barzagli [Juventus], 19 Leonardo Bonucci [Juventus], 3 Giorgio Chiellini [Juventus], 2 Andrea Conti [Atalanta], 21 Danilo D’Ambrosio [Inter], 4 Matteo Darmian [Manchester United], 25 Gian Marco Ferrari [Crotone], 14 Leonardo Spinazzola [Atalanta]

Mesfushor: 16 Daniele De Rossi [Roma], 8 Claudio Marchisio [Juventus], 18 Riccardo Montolivo [Milan], 5 Lorenzo Pellegrini [Sassuolo]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme