Kryeministri në largim Isa Mustafa, në hapjen e fushatës në Istog, nga pritja madhështore që iu është bërë koalicionit AKR-LDK ka thënë se burimi i fitores së LDK-së është në Istog.
“Kjo është fytyra e koalicionit LDK-AKR, kjo është madhështore. Burimi i fitores është Istogu”.
‘Në bisedat që i kemi me partnerët e koalicionit, masivizimi me të rijnë e të reja tregojnë që fitorja është e jona. Kjo fitore është e qytetarëve tanë është fitore e Kosovës dhe më ketë do të sigurojmë që Kosova të qeveriset mirë e drejtë. Asnjë koalicioni s’ka kapacitete me të mirë që ti ofroj Kosovës zhvillim ne krahasim me çfarë mund të bëjë ky koalicion me AKR, Alternativen e Lëvizjen për Drejtësi. Ne e kemi ajkën e intelektualëve, e kemi ajkën më të mirë të biznesmenëve e këta do ta zhvillojnë Kosovën”, tha Mustafa./Arbresh.info
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së