Do të vijoj fushatën derë më derë duke kërkuar votë morale në 25 qershor.
Kështu ka deklaruar kryetari i LIBRA-s Ben Blushi, i cili ka shtuar se vetëm në këtë mënyrë do të rrënohet kasta e vjetër dhe e korruptuar.
Sipas Blushit, partitë e vjetra kanë krijuar monopol duke mos lejuar transmetimin e fushatës së Partisë LIBRA në televizione.
“Televizionet e shitura të Shqipërisë. Që kur ka filluar fushata, që ditën e parë Rilindja ka dalë 53 orë në televizion në lajmet e Shqipërisë, Çadra 39 ore , partia e Presidentit 13 orë”, tha ai, shkruan gazeta Shekulli.
“Imagjinoni sikur të shikosh në Tv dy ditë rresht Edi Ramën, Lulëzim Bashën apo Sali Berishën. E dini sa është Libra? 27 minuta. Sigurisht do ti mundim duke ecur dhe duke shkuar derë më derë për të bindur shqiptarët se kjo është një arsye më shumë për të rrëzuar këtë kastë të korruptuar”
Gjithashtu në takimin me qytetarët ai u shpjegoi programin ekonomik të LIBRA-s dhe u kërkoi të votonin këtë forcë të re politike.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...