Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka vendosur që të inicioj procedurë për shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski.
“Qeveria ka sjellë vendim, propozimi për shkarkim të Prokurorit Publik Republikan për shkak të ushtrimit të detyrës në mënyrë joligjore dhe mosveprimi në kohë, në përputhshmëri me normativat ligjore, ta dorëzoj deri tek Këshilli i Prokurorëve Publik të Maqedonisë dhe të kërkoj mendim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në këtë seancë, po ashtu është shkarkuar drejtori i deritanishëm i Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta të Republikës së Maqedonisë, Vase Donevski. Drejtor i ri është emëruar Pece Mirçeski.
“Më tej në këtë seancë, janë shqyrtuar edhe informatat e para për pasojat e fatkeqësisë natyrore në Tetovë, për shkak të daljes së lumit në Poroj. Për këtë rast janë ngarkuar më shumë ministri kompetente për formim të komisionit i cili do të del në terren, me qëllim të vërtetimit të dëmeve të shkaktuara. Poashtu Ministrisë për transport dhe lidhje dhe asaj për mjedis jetësor u është ngarkuar detyra që të përgatisin informata më të detajuara për gjendjen në terren me qëllim të zgjidhjes së problemit për banorët e këtij rajoni”, thuhet në njoftimin./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...