Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi,ka thënë se pranuan që të jenë pjesë e koalicionit me PDK, pasi nuk mundën t’i rezistonin ofertës së PDK-së, për kryeministrin.
Sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë koalicioni me PDK-në pasi nuk kanë pas ndonjë plan për të krijuar koalicione të tilla.
“Erdhi një ofertë mjaft serioze nga PDK-ja për partnerin e koalicionit tonë. Për ofertën që i bënë PDK-ja AAK-së, nuk mundën ta kundërshtojnë”, tha ai.
Krasniqi u shpreh se koalicioni i cili u vendos të bëhet gjatë natës, nuk paraqet ndonjë problem për të, pasi punët ilegale para luftës i ka kryer më shumë natën se ditën.
“Nuk e kam në vështirësi koalicionin e natës, pasi kam punuar shumë natën. Edhe para luftës kemi qenë në organizatat ilegale dhe shumicën e punës e kemi kryer natën. Pak ka rëndësi sepse edhe nata është pjesë e ditës”, ka thënë ai për Telegrafin.
Ai po ashtu tregoi se ka qenë themeluesi i Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpo largimi nga kjo parti sipas tij u bë për arsye se lideri i asokohe Hashim Thaçi, nuk qeveriste si duhet me vendin dhe nuk kishte stabilitet në programin e tij.
“Fillimisht mund të them që ndjehem mirë që jam një nga themeluesit e PDK-së. Kjo parti fillimisht ka qenë e orientimit të majtë. U larguam në kohën kur PDK-ja, në programet saj rrëshqiste nga e majta në të djathtë dhe kur lideri i saj nuk qeveriste dhe nuk vendoste njerëzit e duhur në vendin e duhur. Pra edhe debati ishte i ngufatur. E formuam ‘Nisma për Kosovën’, një parti në orientimin e majtë”, shtoi tutje Krasniqi.
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...