Google ADS

Terrorizmi, arsyeja për anëtarësim në INTERPOL dhe EUROPOL (VIDEO)

15:19 | 6 Qershor 2017
arbresh.info

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, njëherit edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, e ka vlerësuar si mjaftë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe Europol, derisa flet për luftimin e terrorizmit.

“Nganjëherë njerëzit e sigurisë mendojnë se mbledhja e të dhënave dhe kontrolli në çdo gjë, mesazhe,  telefon, kompjuterë do të ketë 100 përqind siguri. Ky është një iluzion nuk ka 100 për qind siguri.”

Këtë e ka thënë përmes një video-mesazhi të prezantuar në konferencën ndërkombëtare “Model European Union Kosova 2017”, shkruan arbresh.info.

Sipas saj,  më mirë do të ishte fokusimi tek njerëzit që janë të dyshuar dhe janë të identifikuar në të dhëna.

“Në Bashkimin Evropian kemi problem se shërbimet e sigurisë nuk komunikojnë njëra me tjetrën, dhe këtë duhet të kemi në fokus. Dhe gjithashtu e rëndësishme do të ishte që Kosova të jetë anëtare e Europol-it dhe Interpol-it.”

Shumë të rëndësishëm, Lunaçek e ka parë edhe parandalimin duke e cilësuar si çelës që fillon me  parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, shkruan arbresh.info.

Dhe kjo bëhet sipas saj, “duke dëshmuar edukim më të mirë për të rinjët dhe familjet, dhe investimi pa korrupsion në vende të reja pune.”

Lunaçek ka thënë se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vie nga të rinjtë, nga mungesa e perspektivës në të ardhmen për jetë më të mirë.

“Dhe kjo duhet të jetë në krye të agjendës të partive politike,” duke shtuar se shpresa në një të ardhme më të mirë dhe vecanërit tek të rinjtë është esenciale, shkruan arbresh.info.

Instituti Cilësore për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT) në bashkëpunim me “BETA e.V” për herë të dytë organizuan Konferencën ndërkombëtare “Model European Union Kosova 2017” e cila është mbajtur  në Parlamentin e Republikes së Kosovës nga 1 qershori.

Kjo konference kishtë për qëllim informimin e të rinjëve me mekanizmat e Bashkimit Europian veçanarisht Parlamentin Europian dhe Keshillin e Ministrave.

Pjesëmarrës ishin rreth 140 të rinjë nga vendi, rajoni dhe Evropa.

Të rinjtë gjatë qëndrimit në Kosovë vizituan edhe Prizrenin vendet e trashëgimisë kulturore dhe Pejën përkatësisht Radafcin e Pejës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme