Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, ka vazhduar me pjesëmarrjen në tryezën e organizuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DNV), me titull: “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”, e cila sot është mbajtur në Mitrovicë.
Koordinatorja Pula, në fjalimin e mbajtur sot në Mitrovicë, është përqendruar në aktivitetet që parasheh Plani Standard i Veprimit lidhur me procesin zgjedhor. Ajo ka thënë se është paraparë që, në të gjitha rastet kur kanë informata se në qendrat e votimit dhe në vendvotime ka keqpërdorime të procesit zgjedhor nga stafi i emëruar i KQZ-së, Kryesuesi i këshillave të vendvotimeve dhe anëtarët tjerë që janë të obliguar të raportojnë keqpërdorimet e nuk e bëjnë, Policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime operative me qëllim të verifikimit të tyre dhe në bazë të kompetencave që kanë do të njoftojnë Prokurorin kujdestar i cili vendos për inicimin e procedurave ligjore.
Prokurorja Pula më tej ka thënë se vëmendje do t’i kushtohet edhe deklaratavepublike në formë të informatave të pavërteta apo të pakonfirmuara, duke shtuar se nga e kaluara kanë pasur raste të deklaratave të tilla të cilat kanë mundur të jepen për interesa të caktuara, por kanë ndikuar negativisht në opinion lidhur me procesin zgjedhor. Ajo ka thënë se të gjithë ata persona të cilët dalin me deklarata publike të pavërteta, do të jenë subjekt i procedurave hetimore, nga se deklarimi i rremë është vepër penale.
Në fund të fjalës së saj, prokurorja Pula foli edhe për veprimet që do të ndërmerren në rast të shkeljeve tjera të mundshme gjatë procesit zgjedhor siç janë: keqpërdorimi i varësisë ekonomike të votuesit, fotografimi i votës, cenimi i fshehtësisë së votës etj./Arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...