Elseid Hysaj nuk beson se strategu italian do të largohet nga Kombëtarja shqiptare.
Mediat italiane kanë raportuar se Gianni De Biasi do të largohet nga Kombëtarja shqiptare pas ndeshjes me Izraelin, e cila luhet me 11 qershor.
Por, mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj nuk beson se strategu italian do të largohet nga Kombëtarja shqiptare.
“Mediat italiane De Biasi ikën pas Izraelit? Nuk i lexoj këto lajme. Në Itali flitet shumë për këdo, për futbollistët. Për mua thanë që do të ikja te Barcelona, por nuk është e vërtetë. Nëse do të largohej trajneri do të na e thoshte, por ai nuk na ka thënë gjë dhe nuk besoj se është e vërtetë”, ka deklaruar Hysaj në konferencën për media para ndeshjes me Izraelin.
Hysaj thotë se objektivi i Shqipërisë në duelin e 11 qershorit në Haifa është fitorja, për ta mbyllur të qetë sezonin futbollistik. Ai nuk e ka problem nëse do të jetë apo jo kapiten i skuadrës në këtë takim.
“Për mua është finalja e vitit. Sepse pas fundit të kampionatit, mbyllet edhe sezoni. Dëshiroj ta mbyll me një fitore për ta mbyllur të qetë dhe të gëzuar. Kam besim te skuadra, te vetja te trajneri dhe të të gjithë’, tha Hysaj
“Do të shkojmë për fitore në Izrael dhe pas ndeshjes do të flasim sërish. Cili do të jetë kapiten? Shiriti nuk është problem. Kushdo që ta ketë… Thjesht duhet të hyjmë në fushë dhe të japim 100 për qind. Po flitet shumë për atë shirit kapiteni, por shiriti i vërtetë është fitorja”, ka shtuar ai.
Hysaj ka thënë se humbja me Luksemburgun i ka lënduar shumë, por është kundër atyre që mendojnë se cikli i kësaj skuadre ka mbaruar.
“Fundi i ciklit në Kombëtare? Kjo është fjalë shumë e madhe, sepse fundi i një cikli do të thotë fundi i një skuadre. Ne jemi ende këtu, kemi shumë lojtarë të rinj. Besoj që cikli nuk ka mbaruar, por sapo ka nisur”, ka përfunduar ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...