Google ADS

Shqiptarja martohet me një serb, “mësiti” merr 2 mijë euro

14:16 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe të huaja. Këtë herë revista e njohur “Vice” vjen me një foto reportazh nga një prej këtyre martesave.

Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri, në fshatra mungojnë djemtë e rinj.

Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë. Vera merr rreth 2 mijë euro për shërbimin e saj.

4-1

Revista dokumenton me foto ardhjen e serbit 44-vjeçar Milovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës 22-vjeçare. Pasi gjyshja e Evës thotë po, Milovani paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën.

Pas tre javësh, fermeri Milovan kthehet dhe e merr Evën për grua.

Revista dokumenton me foto mbërritjen e Milovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Milovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.

2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme