Google ADS

Anoreksia përmes artit (FOTO)

13:37 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Anoreksia është e njohur si një sëmundje e madhe e kohës sonë.

Artistja Betül Tatar, përmes artit ka ilustruar këtë sëmundje duke përçuar një mesazh tek vajzat, transmeton portali Arbresh.info.

“Vajzat janë duke vuajtur që të bëhen më të bukura, duke u bazuar në udhëzimet e industrisë së modës.

E gjitha çfarë ato po përpiqen të bëjnë është të imitojnë të tjerët, veçanërisht atë që shohin në foto e që janë manipuluar në mënyrë digjitale dhe që përfundojnë në vuajtje, duke dëmtuar shëndetin e tyre”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.

Fotot më poshtë në mënyrë ilustruese tregojnë se si vuan një femër nga dëshira për tu dukur bukur e që përfundon në dhimbje e ankth.

Ajo ka thënë se shigjetat në bel, tregojnë simbolin e saktë të torturës që duhet marrë një femër për një bel të hollë./Arbresh.info

img_20160511_193045-592e80f4c768c__880 sam_5854-592e811f1c355-jpeg__880

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme