Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se data 11 qershor do të jetë data e ndryshimit në Kosovë.
Pacolli tha para qytetarëve të Shtërpcës se qeverisja LDK-AKR nuk do ta zhvat shtetin ashtu siç ka ndodhur deri më tani, shkruan arbresh.info.
“Data 11 qershor do të jetë data e ndryshimit, datë kur ju do të votoni për ndryshim. Kjo qeveri nuk do ta zhvat dhe dhunon shtetin, por do punoj për interesa të popullit. Unë mezi e pres atë datë që të filloj ndryshimi i madh. Kemi një njeri të vlerave dhe punës dhe ne do e mbështesim në mënyrë maksimale, e ky është Avdullah Hoti. Jam i bindur se ky njeri bashkë me ne do të realizoj çdo pikë të programit, i cili është shteti anë e mbanë Kosovës, e që krijon mundësi për investime e mbështetje të gjerë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info.
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit