Një gotë me ujë të ngrohtë para se futesh në dush është një prej këshillave më të shpeshta të mjekëve që duhet ta praktikojnë të gjithë.
Kjo, sepse uji i ngrohtë shërben për të ngrohur organizmin nga brenda, duke ndihmuar edhe në sistemin e qarkullimit të gjakut në sipërfaqen e lëkurës.
Përveç kësaj, uji ndihmon edhe për të mbajtur në ekuilibër nivelet e kripës në trup.
Natriumi (kripa) shërben për të rritur presionin e gjakut dhe nxit mbajtjen e lëngjeve në indet e trupit.
Nivelet e larta të natriumit mund të çojnë në presion të lartë të gjakut.
Por kur pi ujë, i ul nivelet e kripës duke ndihmuar kështu në uljen e presionit të gjakut.
Kështu, për ta përmbledhur atë që ndodh, mjekët sqarojnë: ngrohtësia e ujit që pi kombinohet me ujin e ngrohtë të dushit duke bërë të mundur që presioni i lartë i gjakut të bjerë.
Por uji gjithashtu ndihmon edhe për të ulur nivelet e kripës në trup, gjë që çon më tej në uljen e presionit të gjakut.
Pra, një gotë ujë para një dushi të nxehtë mund të ndihmojë shëndetin!
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...