Turan mohon skandalin para ndeshjes me Kosovën

12:50 | 6 Qershor 2017
arbresh.info

Arta Turan e ka mohuar lajmin se ishte rrahur me gazetarin e Milliyet, pas miqësores me Maqedoninë, e cila përfundoi baras 0:0.

Turan i quajti mediat “pa dinjitet” për lajmin e fundit para ndeshjes së ardhshme kundër Kosovës.

Sot, u raportuar se Arda Turan ka shkaktuar skandal në ekipin e Turqisë para ndeshjes me Kosovën.

Arta Turan e ka fyer dhe rrahur gazetarin e gazetës, Milliyet, pas miqësores me Maqedoninë, e cila përfundoi baras 0:0, shkruan NTVSpor.

Turan ka dashur t’i qëroj hesapet me gazetarin turk, pasi ky i fundit e ka akuzuar për dështimin e skuadrës në Euro 2016.

Incidenti ka ndodhur derisa skuadra turke po udhëtonte në Triesta të Italisë për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen me Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme