Njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë dukë qëndruar në komunën veriore të Kosovës – Leposaviq.
Konkretisht është Njësia për Reagim të Shpejtë që qarkullon rrugëve të kësaj komune.
Lajmin për klankosova e ka konfirmuar zëvendës komandanti i policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.
Ai ka thënë se ky hap është ndërmarr pas incidenteve të fundit në këtë pjesë.
“Atje janë pjesëtarët e Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe kjo masë është ndërmarrë pas incidenteve atje, si ai i Aleksandër Jabllanoviq”.
“Normalisht se këto janë marrë për bazë dhe kjo pjesë është vënë në fokus të veçantë”, ka thënë Hoti.
“Pikërisht pas ngjarjeve të kërcënimeve, për shkak të klimës politike momentalisht – zgjedhjeve të përgjithshme, janë ndërmarrë këto masa”, ka përfunduar ai.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...