I nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me minatorët e Trepçës, të cilëve dëshiron që t’ua kthej dinjitetin dhe krenarinë e minatorit si dhe ta rris mirëqenien e familjeve të tyre.
“Do të angazhohemi që brenda 90 ditëve t’ua njohim stazhin e punës dhe zgjidhim çështjen e pensioneve për minatorët. Trepça nuk do të lihet në mëshirën e të tjerëvë por do ta kthjemë në një gjigant të zhvillimit ekonomik të vendit. Lavdia e minatorëve të Trepçës, pjesë e fuqishme e lëvizjëve dhe sakrificave për shtetin e Kosovës do të jetë nxitëse në angazhimet e përbashkëta për fuqizimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida