Google ADS

Hoti: Stazhi i punës do të ulet në 10 vjet, premton rritje të pensioneve bazike

12:16 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, sot vizitoi Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës.

Ai tha se ndryshimin më të madh për pensionistët si qeveri e kanë bërë gjatë këtij mandate, ku sipas tij janë përshkallëzuar pensionet.

Ai është zotuar para pensionistëve se do të ulet shkalla arritshmerisë për stazhin e punës nga 15 në 10 vjet. Kandidati për kryeministër të vendit ka premtuar edhe rritjen e pensioneve bazike për 40 përqind.

“Do të njohim stazhin e punës pas periudhës së 90-ta të cilët janë larguar dhunshëm nga puna. Kërkojmë nga ju ta mbështesni këtë program për ta realizuar në qeverinë e re”, tha Hoti.

Ndërsa, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka një program 100 përqind të realizueshëm, ndërsa i quajti mashtrime premtimet e kundërshtarëve politikë.

Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, tha se presin nga politika që në këtë fushë të bëhen ndryshime rrënjësore.

“Stazhi prej vitit 1990 deri 1999, duhet të ulet stazhi, këtu ka pensionist që për dhjetë ditë nuk ka mundur me mbërri stazhin”, tha ai.

Pensionistët kërkuan edhe kthimin e fondit pensional invalidor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme