Google ADS

Biznesmeni Mentor Muharremi i bashkohet Aleancës Kosova e Re

11:49 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Aleancës Kosova e Re iu bashkua edhe një biznesmen. Mentor Muharremi biznesmen në lëminë e ndërtimit ka thënë se iu bashkua partisë së AKR-së pasi që beson në programin e kësaj partie.

“Kam vendosur të aderoj në AKR sepse e kanë të sinqert atë që duan ti ofrojnë Kosovës. Besoj në programin e tyre”, ka thënë ai.

Shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacolli tha se janë të kënaqur që një biznesmen sikurse Muharremi iu bashkua AKR-së.

“Jemi shumë të kënaqur që na u bashkua një biznesmen dhe një ndërtues që u ofron shumë punë punëtorëve. I uroj shumë sukses në AKR”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme