Google ADS

Ambasadori i Italisë: Blerja e votës është e rëndë

11:10 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, duke folur nga qyteti i Shkodrës ka deklaruar se blerja e votës është diçka e rëndë.

“Blerja e votës është e rëndë, shqiptarët duhet ta kuptojnë rëndësinë”, është shprehur ambasadori Cutillo.

Gjithashtu ambasadori italian ka thënë se procesi zgjedhor do të monitorohet, shkruan gazeta Shekulli.

Për sa i përket paktit mes PD-së dhe PS-së, pak i cili çoi në zgjidhje të ngërçit politik në vend, Cutillo është shprehur se është e rëndësishme që forcat politike gjetën dakordësinë dhe ky pakt është gjithashtu edhe një provë maturie.

Ndërkohë ambasadori italian deklaroi se duhet të përshpejtohet përzgjedhja e anëtarëve të komisionit të vettingut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme