Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një vizite që i ka bërë Tregut me shumicë në Prishtinë, ka thënë se projekti i tij qeverisës parasheh që Tregu me shumicë të shndërrohet në një zonë moderne ekonomike dhe të ketë lidhje me autostradë.
“Jam krenar që pako fiskale ka dhënë rezultate dhe sot kemi më shumë prodhime vendore në treg. Si rezultat i kësaj reforme ne kemi rritur për 2 miliardë euro qarkullimin e bizneseve vendore. Ne do të vazhdojmë me reforma, duke i liruar nga taksat doganore të gjitha inputet që përdoren në prodhim, me qëllim që të nxisim rritjen e prodhimit vendor dhe uljen e varësisë nga importet”, ka thënë Hoti.
Ai ka prezantuar planin për investime në Tregun me shumicë në Prishtinë dhe shndërrimin e kësaj hapësire në zonë moderne ekonomike. Kandidati për kryeministër ka thënë se për të ulur koston e transportit të mallrave, do të bëhet lidhja e tregut me autostradën.
Gjatë bashkëbisedimit me tregtarët dhe prodhuesit, Hoti ka prezantuar planin për bashkimin e Administratës Tatimore dhe Doganën, si hap i parë drejt mbledhjes së TVSH-së brenda vendit. “Aplikimi i një sistemi të thjeshtë tatimor, me procedura të thjeshta të deklarimit të tatimeve dhe zvogëlim i vazhdueshëm i ekonomisë joformale do të krijojnë lehtësira shtesë për bizneset”, ka deklaruar Hoti.
Sipas tij, do të bëhet ofrimi i të gjitha shërbimeve tatimore përmes platformës elektronike, do të ketë ulje e normave tatimore, pushime tatimore dhe do të bëhet eliminimi i barrës fiskale për mallrat dhe shërbimet për eksport.
“Funksionalizimi i Pakos Fiskale 2.0 parasheh lirimi nga tatimi doganor për të gjitha produktet që konsiderohen si lëndë e parë për prodhim, sipas regjistrit të prodhuesve në ATK dhe shtimi i listës që i nënshtrohet normës së reduktuar të TVSH-së për produkte esenciale”, ka thënë Hoti./Arbresh.info.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...