Google ADS

Qytetarët injorojnë tubimet elektorale

11:13 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Subjektet politike, pjesëmarrëse në zgjedhje janë duke zhvilluar fushatë nëpër qytete dhe fshatra në tërë Kosovën ndërkohë që, në këto tubime, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e ulët krahasur me vitet tjera.

Këtë e ka bërë të ditur Albert Krasniqi nga DvD në një konferencë të organizuar për media nga koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ku ka bërë prezantimin dhe monitorimin e fushatës zgjedhore, monitorimin e mediave gjatë fushatës zgjedhore si dhe ankesat e DnV drejtuar PZAP-it, lidhur me parregullsitë e partivë politike gjatë fushatës zgjedhore, shkruan arbresh.info

Krasniqi ka thënë se se deri më tani vëzhguesit e organizatës kanë monituruar 390 aktiviktete të partive poltike.

Ai më tej ka shtuar se vetëm 20 prej tyre kanë pasur 1000 e më shumë pjesëmarrës, ndërsa pjesa tjetër e pjesëmarrjës ka qenë nga 50 deri 500 persona./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme