Në Pejë mbrëmë rreth orës 21:00 një i ri i ka shkaktuar vetës lëndime sa që as mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë dhe ka ndërruar jetë.
Këtë informacion për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili tha se personi në fjalë ka shkaktuar vetës lëndime më armë zjarri gjatë një ushtrimi në një qendër stërvitëse të armëve.
“Një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë pasi i ka shkaktuar vetës lëndime më armë zjarri gjatë një ushtrimi në një qendër stërvitëse. Deri tani të gjitha rrethanat janë duke u sqaruar nga hetuesi dhe prokurori i shtetit, dhe nuk mund të themi që është vetëvrasje deri sa të marrin raportin nga prokurori”, ka thënë Ibra.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...