Liqenet e varrosur nen akujt e Antarktidës janë më të shumtë në numër nga sa mendohej deri tani. Këtë e thotë një studimi i institutit gjerman Alfred Wegener, botuar ne revistën Nature Communications.
Kërkuesit gjermane nen drejtimin e Gerhard Kuhn, për te dale ne këtë përfundim janë mbështetur ne analizën e sedimenteve te marra nen platformat akullnajore ne brigjet e Antarktidës. Ato treguan se liqenet përveçse janë me te shumte ne numër, janë gjithashtu edhe shume te vjetër. Sipas tyre, ato datojnë erën e fundit akullnajore qe ka kaluar planeti ynë, atëherë kur akulli ne këtë zone ishte shume me i dendur dhe shtrihej ne një sipërfaqe shume me te madhe se sot.
Kampionet e marra nga fundi i Oqeanit Antarktik, ishin me një spesor prej katër metrash dhe përbënin ne fakt një arkiv te ndryshimeve klimaterike te kësaj zone qe kanë ndodhur rreth 21 mije vite me pare, atëherë kur përgjatë “Last Glacial Maximum”, niveli deteve dhe oqeaneve ishte 130 metra nen nivelin e tanishëm. Mendohet se këto liqene janë zhdukur rreth 11 mije vite me pare, kur ky kontinent është mbuluar nga deti, niveli i te cilit u rrit për shkak te shkrirjes masive te akujve.
Studimi mbështet idenë se liqenet e asaj kohe kane përshpejtuar tërheqjen e akujve, gjë qe mendohet se vazhdojnë ta bëjnë edhe tani dhe kjo shërben për krijimin e modeleve kompjuterike qe parashikojnë rritjen e nivelit te oqeanit edhe gjate ditëve te sotme.
Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se përpara tyre ka ende shume sfida për studimin e fondaleve te këtyre liqeneve, qe kane te bëjnë ne radhe te pare me kufizimet ambientale.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...