Pas një debati në distancë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve amerikane, Presidenti Trump ka sulmuar sërish kryetarin e Bashkisë së Londrës, Sadik Kan, duke dënuar deklaratat e këtij të fundit pas sulmit terrorist në kryeqytetin britanik. Lideri i Uashingtonit ka përdorur nota kritike, për të dënuar një pjesë të fjalimit të Khan, kur ky i fundit tha se nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar sërish kryebashkiakun, Sadik Khan, në lidhje me deklaratën që ky i fundit bëri pas sulmit terrorist në Londër.
Lideri i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka pritur mirë një pjesë të fjalimit të Khan, kur ai u shpreh se “qytetarët nuk kanë asnjë arsye për t’u alarmuar”.
Sipas Trump, ky është një një justifikim patetik i Kryebashkiakut të Londrës dhe se media po bënte të pamundurën për t’a shitur sa më shumë komentin.
Të mënjehershme kanë qënë reagimet nga politikanët britanikë. E para që reagoi ishte Kryeministrja, Theresa May, e cila shprehu papajtueshmëri me postimin në twitter të Donald Trump.
Shefja e ekzekutivit britanik e quajti mesazhin e shkurter një veprim të gabuar, ndërsa nënvizoi se Sadik Khan po bën një punë fantastike në krye të Bashkisë së Londrës. Veprimi është dënuar edhe nga politikanë të tjerë të vendit ishullor.
Kjo nuk është hera e parë që Trump dhe Khan përplasen përmes deklaratave nga distanca.
Debati i tyre i parë ndodhi gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të lamë pas.
Khan ishte ndër politikanët e parë që dënoi retorikën e Trump për emigrantët, duke u shprehur se kandidati republikan i atëhershëm, kishte pikëpamje injorante për këtë besim fetar.
Nga ana tjetër, Trump e sfidoi Kryebashkiakun që të dy të bënin një test inteligjence dhe të shihnin se kush do të kishte rezultat më pozitiv.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...