Google ADS

Basha: Takimi me Ramën nuk ishte takim mafiozësh

23:54 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

I ftuar në emisionin “Opinion” kreu i opozitës Lulzim Basha është përballur me një sërë pyetjesh të forta nga gazetari Blendi Fevziu. Mes tyre edhe në lidhje me marrëveshjen mes tij dhe Ramës.

Fevziu: Përse u bë ai takim vetëm për vetëm kur ishin gjithë ata kryetarë partie, se duket si takim mafiozësh, vetëm për vetëm kur është një tavolinë e gjithë aty?

Basha: Takime mafioze ka bërë pushteti gjithë këto vite. Ky nuk është takim mafiozesh, është takim për negociata.

Fevziu: Po nëse takoheni kokë më kokë?

Basha: E kërkoi kreu i mazhorancës ju përgjigj kreu i opozitës. Ka sa të duash takime mafiozësh këto vite, dhe kanë dijeni dhe mediat dhe mund ti nxjerrin. Ky nuk ishte takim mafiozësh. /opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme