Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Australi

23:10 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Shteti Islamik ka thënë se një nga luftëtarët e tij është përgjegjës për një situatë të pengmarrjes dhe të shtënave me armë në Australi.

Grupi thotë se e ka bërë këtë për shkak të anëtarësisë së shtetit në koalicionin amerikan kundër tyre, transmeton portali arbresh.info.

“Sulmi në Melburn, Australi u krye nga një ushtar i Shtetit Islamik në përgjigje të thirrjes për të synuar subjektet e shteteve të koalicionit”, tha agjencia e lajmeve Amaq.

Policia australiane vrau një të armatosur në qytetin e Melburnit, i cili kishte marrë një grua peng. Ushtari i armatosur shtiu tre oficerë pas një ndalimi prej më shumë se një ore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme