Google ADS

Mushkolaj: Dështimi më i madh i Vetëvendosje, nëse del e treta në zgjedhje

22:59 | 5 Qershor 2017
M. A.

Analisti Imer Mushkolaj, ka akuzuar Hysen Durmishin nga Lëvizja Vetëvendosje se nuk kanë punuar sa duhet në Komunën e Prishtinës.
Ai ka thënë, se qytetarë të shumë janë ankuar për gjera elementare që kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, nuk ka arritur në mandatin katër vjeçar.

Më pas, Mushkolaj pyet Durmishin se çfarë ka ndodhur më asfaltin në rrugën “Muharrem Fejza” i cili tërësisht është i shkatërruar, raporton lajmi.net.

Durmishi tha se asfalti në rrugën “Muharrëm Feja” ishte sanim pasi komuna nuk kishte buxhet për të shtuar rrugën në cilësinë e duhur.

Më tutje, Mushkolaj në emisionin Debat, iu drejtua Ylli Hoxhajt dhe Durmishti se nëse Vetëvendosje përsëri arrin vendin e tretë pas zgjedhjeve të 11 qershorit është dështim për Vetëvendosjen.

Poashtu, analisti tha se politika e Vetëvendosjes në fushatë është e gabuar edhe pse ka hapësirë më të madhe të shpreh programin qeverisës, pasi nuk është në koalicion me asnjë, ajo nuk po e shfrytëzon sa duhet dhe si duhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme