Google ADS

Morën pjesë në fushatë, 4 zyrtarë të lartë të Arsimit në prokurori

22:16 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministria e Arsimit ka vendosur që të denoncojë penalisht në prokurori 4 zyrtarë të lartë të arsimit.

Sipas një njoftimi për mediat, ministria ka evidentuar disa raste të pjesëmarrjes të punonjësve në pozicione drejtuese të cilët në kundërshtim me ligjin, janë angazhuar në aktivitete të fushatën zgjedhore në kundërshtim më përcaktimet ligjorë.

Për të gjithë rastet për të cilat ka fakte të dokumentuara, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka depozituar sot me datë 05.06.2017, pranë organit të Prokurorisë në rrethet përkatëse dhe duke informuar edhe Prokurorinë e Përgjithshme, për drejtuesit, si më poshtë:

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Librazhd, znj. Fatbardha Qatja

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Gramsh, z.Xhevit Dyrmishi

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Bulqizë, znj. Bedrie Manjani

Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, z. Bardhok Pula

Ministria e Arsimit dhe Sportit shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar institucionalisht me organet kompetente duke vlerësuar çdo provë të depozituar në trajtimin me profesionalizëm të gjitha rasteve të përfshirjes së paligjshme të administratës shtetërore në fushatën zgjedhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme