Google ADS

Kryeministri malazez pas anëtarësimit në NATO: Sot është ditë e madhe

22:02 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ka thënë se është një ditë e madhe për shtetin të cilin e udhëheq.

Ai e ka falënderuar Amerikën për ndihmën që ia dha Malit të Zi në këtë rrugë, transmeton lajmi.net.

“Pas 11 vjetësh kur ne jemi në hartën e Evropës, dhe pas 11 vitesh pavarësi sot bëhemi pjesë e kësaj aleance të fuqishme. Anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet i vazhdueshëm për ne dhe për shoqërinë tonë. Do të doja të falënderoj Amerikën për mbështetjen konstante që ne të hyjmë në NATO”, ka thënë Markoviq.

Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO e kanë përshëndetur edhe zyrtarë shtetërorë të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme