Limaj: Programi ynë i plotëson nevojat e qytetarëve të Kosovës

20:56 | 5 Qershor 2017
M. A.

Lideri i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, ka deklaruar se në programi i Nismës parasheh paketë sociale e cila është mëse nevojshme për të vënë barazi qytetare.

Limaj sonte në programin zgjedhor në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur për programin dhe ofertën e Nismës për zgjedhjet e 11 e qershorit.

“Ne për tri vite jemi në terren me qytetarët tanë, me ata që na kanë mbështetur e vazhdojnë që të na mbështesin. Ndërsa pas shpërndarjes së parlamentit, kemi intensifikuar aktivitetet”, ka thënë Limaj sonte në programin zgjedhor në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Limaj është shprehur se me Nismën në qeveri janë të inkorporuar pesë pika të programit që përfshijnë nevojat e vendit tonë. Për koalicionin që është bërë në tri parti, PDK-AAK-Nisma, Limaj ka thënë se elektorati i partisë që ai udhëheq është i besimit. “Nuk është elektorat që është krijuar momentalisht. Na ka ndjekur në të gjitha fazat. Ky elektorat është që ne kemi kërkuar besimin dhe komunikimin që nga lufta”, ka theksuar ai.

Sipas tij ka pasur raste kur janë sprovuar me besimin e elektoratin e Nismës dhe besimi ndaj tyre do të vazhdojë. “ne nuk kemi bërë gabime politike. Nuk kemi lejuar të transferohet vullneti i tyre. Kemi qenë në vazhdimësi me elektoratin”, ka pohuar Limaj. Ai ka thënë se në Kosovë duhet të jetë kryeministër nga opozita. “Ne kemi krijuar objektivat tona. Nisma ka treguar që ka një lidership ku ka të bëjë me tema të caktuara, qofshin të pozitës ose të opozitës. Kemi qenë konstruktiv”, ka theksuar Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme