Dështon debati në RTK: Arsyeja do t’ju befasoj!

21:02 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Debati zgjedhor ë Radio Televizioni e Kosovës sot ka dështuar.

Ndonëse ishin të ftuar përfaqësuesit e tri partive, ai ka dështuar ende pa u nisur.

Anulimin që i ka bërë këtij debati përfaqësuesi i PDK-së, Xhavit Haliti ka bërë që moderatori i emisionin, Ngadhnjim Kastrati ta anuloj.

“Para pak çastesh përfaqësuesi i PDK-së, Xhavit Haliti ka njoftuar se nuk do të mund të vijë në debat. Ndërkaq, përfaqësuesit nga LDK dhe VV nuk duan që të vazhdoj debati pa përfaqësuesin e PDK-së”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Në këtë debat pos Haliti, nga LDK ishte i ftuar Bardhyl Meta, derisa nga VV i ftuar ishte Glauk Konjufca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme