Që nga 15 maji, në Qeverinë e Kosovës ka qarkulluar dokumenti përmes të cilit punëtorëve të Qeverisë u është kërkuar që në kohë fushate të mos e shkelin ligjin, ndërsa atyre që kishin planifikuar të kandidonin për deputetë nga pozita e shërbyesve civilë u është kërkuar të pezullojnë punën e të shkojnë në pushim pa pagesë deri në certifikimin zyrtar të zgjedhjeve nga KQZ’ja.
Në letrën elektronike që u është shpërndarë punëtorëve thuhet se: Nëse ndonjëri nga nëpunësit civilë është kandidat në zgjedhjet qendrore, ai/ajo duhet të paraqesë kërkesën për pushim pa pagesë një (1) muaj para mbajtjes se zgjedhjeve deri në certifikimin e zgjedhjeve.
KTV’ja gjatë ditës ka kontaktuar me shumë institucione për të vërtetuar se sa është numri i shërbyesve civilë që kandidojnë në zgjedhje, e të cilët kanë pezulluar pozitën e tyre të punës.
Burime në KQZ kanë thënë se ky institucion ia ka dërguar Ministrisë së Administratës listën me emrat e më shumë se 970 kandidatëve të certifikuar dhe aty ka përfunduar puna e KQZ’së.
KTV’ja ka kontaktuar me ministrin Mahir Yakcilar, i cili ka thënë se ligji do të respektohet në përpikëri, por nuk e di në detaje nëse tashmë është hartuar lista, e për këtë ka referuar të pyetet Ministria e Financave.
Ndërkohë, zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë konfirmuar se deri tash është vetëm një kërkesë për pezullim të detyrës.
“Deri tash kemi vetëm një kërkesë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, i cili e ka sjellë një kandidat”, është përgjigjja e zëdhënësit të Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.
Derisa veç një shërbyes civil është zyrtarisht edhe kandidat për deputet, KTV’ja mëson se shumë punëtorë të administratës qendrore e lokale po e shfrytëzojnë rastin të mos paraqiten fare në punë, e kjo është më e theksuar te personat që kanë kontrata mbi vepër.
Gjithashtu, KTV’ja merr vesh se nëpër disa komuna të Kosovës punëtorët e administratës janë të detyruar t’u përgjigjen fushatave zgjedhore, varësisht prej cilit subjekt politik udhëhiqet ajo komunë.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...