Presidenti i Aleancës Kosova e Re, në tubimin e mbajtur sot në qytetin e Gjakovës ka thënë se me ardhjen e tij në qeveri do t’i fusë në funksion të gjitha fabrikat që janë jashtë funksionit, shkruan arbresh.info
“Koalicioni AKR-LDK është një koalicion i njerëzve të punës e të besës. Sa kam dëshirë të ndodh diçka e mirë këtu në Kosovë. Shpresojë shumë se me këtë koalicion do ta realizojmë dhe do ta ndryshojmë Kosovën. Tani do të gjejmë mirëkuptim tek partnerët e koalicionit që të gjitha fabrikat që janë bosh në Gjakovë ti fusim në funksion”, tha Pacolli duke thënë se ky është prioriteti i tij.
“Kosovën të mos ta udhëheqin njerëzit që e kanë zhvatë e e kanë dhunuar. Kosova të udhëhiqet nga njerëzit e dijes shumë shpresoj që tani është momenti dhe vetëdija e qytetarëve është që me 11 qershor të votojë për ardhmërinë e vet e të fëmijëve të tyre”, tha Pacolli
Ai pati edhe një mesazh për gjakovarët duke u thënë që të mos mashtrohen siç janë mashtruar që 18 vite.
“Asnjëherë nuk kemi pas moment me të duhur se sa tani. Mos u mashtroni e ta shitni votën e juaj se 18 vjet jeni mashtruar. Gjakova meriton një perspektivë me ndryshe, një jetë më të mire dhe betohem para jush që nëse do të kem forcën politike atë do ta bëjmë për ju”, u tha Pacolli qytetarëve të Gjakovës./Arbresh.info
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...