Google ADS

Daçiq komenton përplasjen ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Slloveni

17:34 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq e ka konfirmuar përplasjen ndërmjet presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, në Bërdo Brinjo të Sllovenisë.

Sipas ministrit serb, Vuçiqi tregoi se Serbia e dëshiron paqen dhe stabilitetin duke mos e lënë askënd ta cenojë shtetin e Serbisë.

“Presidenti Vuçiq u ka treguar të gjithëve se Serbia është për paqe, stabilitet dhe pajtim, dhe nuk do të lejojë askënd që shteti serb të poshtërohet. Kjo është shpërlbimi që morri Serbi me zgjedhjen e Vuçiqit president”, tha Daçiq në një deklaratë për media, transmeton lajmi.net

Sipas ministrit serb, në samit çdo gjë shkoi mirë përderisa Thaçi nuk e morri fjalën, i cili sipas tij e sulmoi shtetin e Serbisë.

“Ai foli me nervozizëm dhe zemërim, dhe si rrall herë u mbështet vetëm nga disa të ish-administratës së SHBA-së dhe nga zyrtarët shqiptarë”, tha ai.

Sipas Daçiqit, Thaçi e ka akuzuar Serbinë se e ka imponuar gënjeshtrën për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

“Kjo më pas solli reagimin e të tjerëve, duke përfshirë presidentin gjerman dhe atë maqedonas”, përfundoi Ivica Daçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme