Komuna e Prishtinës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, lidhur me projektin për të tërhequr investime private në sektorin e arsimit në mënyrë që edhe më tutje të përmirësohet infrastruktura dhe cilësia e arsimit në Komunën e Prishtinës.
Arsimi është një nga mjetet më të fuqishme për uljen e varfërisë dhe rritjen e barazisë dhe është thelbësor për nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe të një ekonomie konkurruese globalisht.
Njësia e Shërbimeve Këshillimore për Transaksione të Partneritetit Publiko Privat të Korporatës Financiare Ndërkombëtare do të ndihmojë Komunën e Prishtinës në strukturimin dhe zbatimin e kontratës e cila do të përfshijë projektimin, ndërtimin dhe financimin e katër ndërtesave të reja shkollore, rinovimin e dy shkollave ekzistuese dhe kryerjen e disa shërbimeve jo akademike për një periudhë të caktuar.
Kontrata do të realizohet në dy faza: duke kryer analizën e arsyeshmërisë së projektit, vlerësimin e interesit të investitorëve dhe strukturimin e transaksionit dhe duke hartuar dokumentacionin e tenderit dhe duke mbështetur Komunën e Prishtinës në zbatimin dhe përfundimin e procesit të tenderimit.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...