KQZ kërkon saktësi nga vëzhguesit, dënon ata që nuk e kryejnë punën ashtu siç duhet

16:38 | 5 Qershor 2017
M. A.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është diskutuar për përgatitjet e fundit për zgjedhjet që do të mbahen me 11 qershor.

Në këtë mbledhje është bërë miratimi i 1437 vëzhguesve të akredituar për të vëzhguar zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan arbresh.info.

Miradije Mavriqi nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka thënë se aplikimet për akreditimet për vëzhguesit vendor e ndërkombëtar janë në rregull dhe u ka bërë thirrje anëtarëve të KQZ-së që ta mbështesin akreditimin e vëzhguesve

Në këtë mbledhje u kërkua që te sanksionohen ata që  bëjnë shkelje gjatë punës se tyre dhe të stimulohen ata që kryejnë punën me përpikëri. Ata do të stimulohen me 20 euro pagesë nëse miratohet ky propozim.

Valdete Daka tha se në çdo rivotim si për vota për partitë politike ashtu edhe për kandidat do të ketë sanksione.

Po ashtu Daka njoftoi komisionin se ka vëzhgues nga të gjitha shtetet e botës.

“Do të kemi vëzhgues nga të gjithë shtetet pjesëmarrje të dukshme të shteteve për rreth mali i zi Maqedonia Bullgaria, Afganistani, Kina etj”, tha Daka.

Në këtë mbledhje është propozuar gjithashtu që komisionerët para fillimit të procesit zgjedhor të nënshkruajnë një zotim etik për të mos lejuar parregullsi gjatë procesit. Në këtë memorandum sipas kryesueses së KQZ-së,Valdete Daka duhet të sqarohet se ata që lejojnë parregullsi qoftë sa i përket votave të subjekteve apo edhe të deputetëve do të përballen me dënimet që janë përcaktuar në Kodin Penal./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme