Sot në ditën botërore të Sportit dhe Mjedisit Komuna e Prishtinës ka bërë një varg aktivitetesh, shkruan arbresh.info
Drejtori i drejtorisë së kulturës Besart Vllahinja nga radhët e AKR-së përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot kjo ditë është shënuar me disa aktivitete në Prishtinë ku në disa hapësira të gjelbërta janë mbjell edhe pemë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:
Me rastin e Ditës Botërore të Sportit dhe Mjedisit, sot me 5 qershor Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitete të ndryshme.
Në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës janë realizuar aktivitete sportive me fëmijë të shkollave fillore. Aktivitetet kanë filluar në orën 11:00 me performancën e SHKA “Prishtina” për të vazhduar për dy orë me lojëra të ndryshme rekreative. Më pas në hapësirën mbrapa monumentit të Skënderbeut solemnisht është mbjellë “Pema Olimpike”.
Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Kulturës, me bashkëpunëtorët filluam mbëltimin e pemëve në hapësirat e gjelbra të Arkivit Komunal dhe Bibliotekës Komunale “Hivzi Sulejmani”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...