Qeveria e re e Maqedonisë në krye me Zoran Zaev po mban mbledhjen e parë.
Në këtë mbledhje do t’i ndahen detyrat nënkryetarëve të Qeverisë. Gjithashtu pritet që të dalin edhe emrat e sekretarit të përgjithshëm dhe shefit të kabinetit.
“Puna e parë do të jetë ndarja e mandatit ministrave pa resorë, pra tre nënkryetarët e sekretariateve për çështje Evropiane, për çështje ekonomike dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjithashtu ministrave pa resorë do t’i japim detyrat e tyre dhe kompetencat. Njëra pjesë do të jetë raporti dhe transparenca, pjesa dytë investimet e huaja, diaspora, puna me romët si etnikumi që ka gjendjen më të rënduar në shoqëri. Besoj që sot do të emërohet Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, shef i kabinetit, do të formohen Komisionet e veçanta që mundësojnë funksionimin normal të qeverisë”, deklaroi kryeministri Zaev.
Përveç kësaj, kryeministri Zaev kabinetit qeveritar do t’i ndaj edhe obligimet për raportimet mbi gjendjen aktuale në çdo ministri, shkruan Alsat M.
“Sot nga unë si kryeministër deri tek ministrat do të jap dhe detyrën e parë ajo është çfarë pres prej tyre në 30 ditët e para, në 100 ditët e para dhe 180 ditët e para. Pres që të raportojnë se si është gjendja tek ministritë, për shkak se pres të japin zgjidhje të problemeve në ministri”, tha Zaev.
Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për heqjen e rrethojave nga Qeveria dhe ndryshimin e murit rrethues të Qeverisë. Jo zyrtarisht temë diskutimi nuk do të jetë shkarkimi i drejtorit të Byrosë së Sigurimit Publik Mitko Çavkov.
Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, Zaev për gazetarët hapi dyert e kabinetit të kryeministrit dhe sallave për mbledhje.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...