Google ADS

Lirohet gjyqtarja Safete Tolaj, djali i saj mbetet në paraburgim

16:03 | 5 Qershor 2017
L G

Gjyqtarja përgjegjëses e degës në Deçan, të Gjykatës Themelore në Pejë, Safete Tolaj, e cila po hetohet për veprën penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar, është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Ndërsa djali i saj, Fisnik Tolaj vazhdon të mbetet në paraburgim.

Vendimi ka ardhur nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndërkaq lajmin për “Arbresh.info”, e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë së shtetit, Liridona Kozmaqi.

“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur është duke e hetuar Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krimeve të Rënda, në kuadër të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Masa e arrestit shtëpiak për S.T. është ndërprerë ndërsa për F.T. është vazhduar masa e paraburgimit”, ka bërë të ditur Kozmaqi.

Ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës, e cila është duke hetuar këtë rast, pohon se ky rast ende është nën hetime dhe nuk jepet ndonjë informacion shtesë.

“Lidhur me rastin kundër S.T. dhe F.T. jo njoftojmë se Prokuroria Themelore në Pejë, është në fazën e hetimeve dhe për shkak të konfidencialitetit të çështjes për momentin nuk mund të japim më shumë të dhëna”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Ndryshe, gjyqtarja Safete Tolaj bashkë me djalin e saj Fisnik Tolaj ishin arrestuar në janar të këtij viti nga Policia e Kosovës.

Gjatë arrestimit, policia kishte konfiskuar disa prova materiale që ndërlidhen me rastin.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës menjëherë pati marr vendim për suspendimin e saj nga pozita e përgjegjëses së degës së Gjykatës në Deçan./Arbresh.info/ Gita Lushi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme