Nesër hapet panairi i 19-të i librit në Prishtinë

14:32 | 5 Qershor 2017
arbresh.info

Panairi i 19-të do të mbahet nga 6-11 qershor 2017 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, në prag të jubileut të 20-të, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:

– 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit

– 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit

– 220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit

– 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit

– 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit

– 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit

– 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit

– 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit

– 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit

– 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit

– 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll

– 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon

– 100-vjetori i lindjes së Robert Loëell

– 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo

– 80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut

– 80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt

– 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit, shkruan arbresh.info.

SHBK-ja ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe dixhital, përmes faqes ëëë.panairilibrit.com .

 

SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 8 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

 

– Prozë

– Poezi

– Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë

– Përkthim letrar

– Projektin kapital

si dhe shpallet:

– Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe)

– Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj)

– Stenda më e vizituar

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 6 qershor, në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.

Panairi do të mbyllet më 11 qershor, në orën 18:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00.

Hyrja për vizitorë: Gratis!

Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj, rreth 1100-1200. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4000.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme