Kandidati për kryeministër i LVV-së, në tubimin zgjedhor në Mitrovicë ka thënë se zhvillimi i Kosovës bëhet përmes Trepçës.
“Nuk mund të flasësh për Mitrovicën pa e menduar zhvillimin e Trepçës dhe nuk mund të flasësh për Trepçën pa e bashkuar Mitrovicën. Lëvizja Vetëvendosje i ka dy plane për të dyja”, ka thënë ai.
Sipas Kurtit Qeveritë e mëhershme nuk kanë dashur të zhzillojnë trepçën.
“Nuk ishin Qeveri të bazuara në zhvillim por Qeveri të paligjshme që bazoheshin në tregti. Por me VV i jepet e drejta që kjo të ndryshoj përgjithmonë në qeverisjen e ardhshme. Ne gjatë mandatit 4 vjeNe gjatë mandatit 4 vjeçar do ti ndajmë 300 milion euro sepse kështu do të kemi prodhimin që duam. Pakënaqësia tek minatorët është në rritje, me qeverinë e VV-së pas 11 qershorit do të vazhdohet të hulumtohet në minierën e Trepçës, do të ngriten kapacitetet e reja të metaleve, do të sigurohet mbrojtja e ambientit. Me VV do të zhvillohet industria kimike, do të prodhohet paletë e gjerë e prodhimeve”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ura eMitrovicës do të hapet e Mitrovica do të bashkohet.
“Qeveria në ikje ka lejuar që ura të bëhet mur, por VV do ti bëjë edhe muret ura”, ka thënë ai./Arbresh.info
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...